Federata e Futbollit ka konfirmuar sot se përgatitjet për ndeshjen e mbrëmjes janë përmbyllur me sukses. Kryetari Agim Ademi njoftoi se ekipi organizativ ka punuar që në orët e para të ditës dhe ka vendosur çdo detaj në vend.
Sipas tij, fusha është gati për lojë dhe tribunat janë të përgatitura për mijëra tifozë që pritet të krijojnë atmosferë të zjarrtë. Ademi theksoi se sfida e sotme mbetet moment i rëndësishëm si për ekipin ashtu edhe për mbështetësit.
Ai u ka bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm në stadium dhe të japin mbështetje për skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme.

