Telenews

PUBLIKOHET LISTA E KOSOVËS – FEMRAT KUNDËR NORVEGJISË DHE BELGJIKËS

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Dardanet do të përballen me Norvegjinë, më 7 prill në Sandefjord dhe më 12 prill më Belgjikën në Prishtinë. Kosovën në këto ndeshje do ta udhëheq stafi i ri i trajnereve nga Suedia, në krye me Karin Anneli Andersen.
Kjo e fundit për këto dy ndeshje do t’i ketë në dispozicion 24 futbolliste.
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës udhëton të hënën në Sandefjord, ku do t’i zhvillojë disa stërvitje para përballjes me Norvegjinë.

Të ngajshme

Cardinale hap thesin, Tare transferon yllin 40 milionësh

KushtrimGuraj

Man Utd ofron kontratë rekord për Bruno Fernandes, 23 milionë euro në vit

KushtrimGuraj

Si e arriti Sunderland qëllimin e parë dhe çfarë kërkon Xhaka të arrijë me këtë klub

KushtrimGuraj