Telenews

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Para përballjes së radhës mes Kosovës dhe Izraelit, vëmendja është rikthyer te ndeshja e fundit mes dy kombëtareve, e zhvilluar në “Fadil Vokrri” më 12 nëntor 2023.

Kosova e kishte fituar atë takim me rezultat 1-0, ndërsa pas ndeshjes bujë të madhe kishte bërë deklarata e sulmuesit të njohur izraelit, Eran Zahavi, për gjendjen e fushës.

Zahavi, i cili ishte paraqitur për 90 minuta në atë sfidë, kishte kritikuar ashpër terrenin në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke bërë një krahasim të fortë.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli”, kishte deklaruar Zahavi pas ndeshjes.

Ai kishte pranuar se ndeshja ishte e vështirë për Izraelin, ndërsa kishte theksuar se skuadra e tij nuk kishte arritur të merrte pikë nga Prishtina.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”, kishte shtuar ai.

Edhe disa lojtarë të Kosovës kishin shprehur kritika për gjendjen e fushës, e cila në atë ndeshje ishte rënduar edhe më shumë nga reshjet e shiut. Megjithatë, krahasimi i Zahavit kishte tërhequr vëmendje të veçantë.

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj