Telenews

Ambasadori britanik i gëzohet lajmit për Platformën për informim dhe shërbime për komunitetet në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë sot në një takim ku është bërë dorëzimi i Platformës së Informacionit dhe Shërbimeve për Komunitetet.

Ambasadori britanik ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rritur angazhimin e saj ndaj komuniteteve, identitetve e gjuhëve të ndryshme.

“Qeveria e Kosovës ka përforcuar angazhimin e saj ndaj komuniteteve, identiteteve dhe gjuhëve të ndryshme. Shërbimet publike funksionojnë më mirë kur të gjithë mund të kenë qasje në informacionin që kuptojnë dhe u besojnë. Kjo platformë do të ndihmojë në afrimin e institucioneve me qytetarët, duke i bërë shërbimet më të arritshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Ambasadori britanik.

“Dorëzimi i sotëm i Platformës së Informacionit dhe Shërbimeve për Komunitetet ka të bëjë pikërisht me këtë: duke i bërë shërbimet qeveritare më të arritshme, duke forcuar besimin dhe duke siguruar që çdo komunitet të mund të lidhet më mirë me institucionet publike.

Mbretëria e Bashkuar është krenare që mbështet Kosovën së bashku me Zvicrën dhe IOM-in, ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë institucione më të forta dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë njerëzit e saj dhe të përparojë të ardhmen e saj euroatlantike”, ka shtuar tutje.

Të ngajshme

PDK ngre dyshime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale “Fushë Kosova”

Rrezarta Ramaj

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Yllka Gashi