Telenews

“Giza” i VV-së kritikon buxhetin e Prishtinës: S’ka asnjë projekt të madh, është dështim

Gëzim Sveçla nga Vetëvendosje e ka quajtur si dështim projekt buxhetin e votuar sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Giza” ka thënë se buxhet nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve.

“Për pesë vjet, ekzekutivi i Përparim Ramës i ka pasur të buxhetuara 227 milionë euro për investime kapitale. Çka është investuar me to? Çka ka ndryshuar në Prishtinë me këto 227 milionë euro?
Në buxhetin e vitit 2027 nuk parashihet asnjë autobus i ri, asnjë kamion i ri për mbeturina, as Unaza e Madhe, as ndonjë rrugë e re. Ndërkohë, projekti më i madh, mbi 7 milionë euro, është zgjatja e sheshit “Xhorxh Bush” deri te Posta e Re.
Ky buxhet nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e mbështet” shkruan Sveçla në reagim.

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj