Telenews

Rama në Samitin e Turizmit: Shqipëria ka lënë pas vendet e rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se numri i turistëve në shtetin shqiptar po rritet çdo vit.

Gjithashtu, ai shtoi se Aeroporti i Rinasit ka lënë pas aeroportet e tjera të rajonit, teksa përmendi atë të Beogradit.

Ai foli edhe lidhur me planet për të hapur një aeroport sezonal në jug, teksa shtoi se po punohet për të vënë në punë atë të Kukësit.

Lidhur me investimet në vend, Rama u shpreh se kjo është tentativë për të sjellë në Shqipëri edhe turistë që harxhojnë edhe më shumë, duke i cilësuar si ata më “luksozë” dhe jo vetëm turistë me të ardhura të mesme.

“Objektivi ynë është bota, se po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim transformues, numëronim 2 milionë turistë dhe kjo shifër përfshinte edhe zyrtarët që bënin numërimin, se çdo shqiptar që hynte e dilte në vend ishte pjesë e kësaj shifre. Paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Vitin e kaluar, 12 milionë të huaj. Mes tyre, japonezë, amerikanë, amerikano-latinë, kinezë, izraelitë, vizitorë nga Lindja e Mesme”, tha Rama.

Ai shtoi se rritja e numrit të turistëve ka ardhur pavarësisht se vendi ende nuk ka infrastrukturën më të mirë në botë.

“Kemi një aeroport që është më rritjen më të shpejtë në Evropë. I kemi lenë fqinjët pas për të pestin ose gjashtin vit. Kemi lenë pas aeroportin e Beogradit. Tani do te hapim një aeroport të ri në Vlorë, po punojmë për një aeroport tjetër sezonal në jug. Është një i katër në zonën malore por nuk po punon ashtu siç do donin”, shtoi ai.

Të ngajshme

Ambasadori britanik i gëzohet lajmit për Platformën për informim dhe shërbime për komunitetet në Kosovë

Yllka Gashi

BQK organizoi aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut, duke promovuar solidaritetin dhe përgjegjësinë institucionale

Yllka Gashi

“Jo në emrin tim”, Dhurata Dora mbështet protestën e 1 tetorit

Rrezarta Ramaj