Telenews

Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales

Pas Skenderajt, edhe komuna e Malishevës e ka miratuar të martën Deklaratën kundër Gjykatës Speciale.

Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati ka njoftuar se miratimi i kësaj deklarate është bërë me unitet të plotë të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Ai ka thënë se historia e UÇK-së nuk mund të ndryshohet nga asnjë aktgjykim dhe se lufta e saj ishte për liri e çlirim të Kosovës.

“Malisheva e njeh mirë çmimin e kësaj lirie, përmes dëshmorëve, martirëve, invalidëve, veteranëve dhe familjeve që sakrifikuan gjithçka për të. Prandaj, të bashkuar, nuk mund të pajtohemi me asnjë narrativë që synon ta njollosë karakterin çlirimtar të UÇK-së dhe sakrificën e popullit tonë. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë kombëtare!”, ka shkruar Kastrati.

Të ngajshme

Rama në Samitin e Turizmit: Shqipëria ka lënë pas vendet e rajonit

Rrezarta Ramaj

“Jo në emrin tim”, Dhurata Dora mbështet protestën e 1 tetorit

Rrezarta Ramaj

Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Rrezarta Ramaj