Në vitin 2030 Kosova do të jetë njëra nga qendrat më të mëdha sportive ndërkombëtare pasi do të mbahen Lojërat Mesdhetare. Kur flitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare nga Kosova, prej aspektit infrastrukturor, është premtuar një paketë investimesh për të përmbushur standardet ndërkombëtare sportive dhe për të siguruar kushte të mira për atletët dhe spektatorët.
Por, çfarë realisht ka premtuar Kosova në aspektin infrastrukturor para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare?
Investime të mëdha – mbi 250 milionë euro
Sipas Ministrisë së Financave, do të ketë investime publike prej më shumë se 250 milionë euro për infrastrukturë sportive: stadiume, pishina, palestra, etj.
Rikonstruktime dhe ndërtime të reja. Janë planifikuar 27 stadiume (të rinovuara ose të reja) nëpër Kosovë.
Ndërtimi i një kompleksi olimpik me pishinë. Ndërtimi i një kompleksi tenisi dhe një fushe të re për sporte specifike.
Përmirësimi i objekteve ekzistuese. 10 objekte sportive do të rikonstruohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Ka edhe plan për qendra të stërvitjes dhe objekte sportive rajonale në qytete të ndryshme.
Planifikohet zgjerimi / rinovimi i kësaj qendre për të akomoduar sportistët dhe delegacionet.
Tashmë është themeluar Komiteti Organizues i Lojërave Mesdhetare i cili po punon për organizimin.

