Telenews

ODA E MJEKËVE TË KOSOVËS I REAGON ZËVENDËSKRYEMINISTRIT BISLIMI, PËR DEKLARATAT E DJESHME

Të premten, më 1 prill, zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, ka arsyetuar largimin e mjekëve nga Kosova, duke thënë se largimi i tyre ndodhë edhe në shtete të zhvilluara si Gjermania.
Ai tha se projektligji i ri për paga nuk garanton rritjen e pagave.
“Mjeket kanë ikë gjithmonë nga Kosova…po, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritë popullsia e Gjermanisë, po se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë. Projektligji i ri nuk ka me ba pagën 6 mijë euro, për me thënë mjekët s’kanë nevoje me shku…”, vlerësoi Bislimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës. Ky institucion shprehi zhgënjim me numrin dy të qeverisë së vendit pasi Bislimi krahasoi mjekët nga Kosova me ata nga Gjermania.

“Një krahasim i tillë, po të ishte real për nga arsyet, do të ishte vlerësues para së gjithash për sistemin shëndetësor të Kosovës. Mirëpo, në kushtet që punojnë mjekët kosovarë, pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë, vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovarë migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjermanë braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagimin e Odës.
Oda e Mjekëve ka shprehur një shqetësim pas ikjes së vazhdueshme të mjekëve.
“Kjo rrethanë eminente vitet e fundit, do e sjellë Kosovën në situatë të tillë ku as përqindja minimale e mjekëve në kokë të banorit nuk do të mund të jetë plotësuar. E kjo paraqitet si anakronike me situatën në të cilën gjendemi e ku aktualisht janë mbi 500 mjekë të papunësuar, pra mbi 12% e numrit total të mjekëve”, thekson reagimi.

 

 


 

Të ngajshme

“E kreva punën”, çka i tha Naimi, Kushtrimit pas vrasjes së Liridonës?

Valjeta Turkaj

Shtatë arsye që të hani sa më shumë qershi

Valjeta Turkaj

Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin

Valjeta Turkaj