Telenews

Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në këtë Komunë

Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar ankesën e kandidatit të AAK-së për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi, dhe e ka kthyer çështjen në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave në rivendosje.

Supremja ka vlerësuar se rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

“Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që të shqyrtoj edhe njëherë udhëzimet e dhëna nga kjo gjykatë, pretendimet ankimore të ankuesit, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse që të sigurojë që mos të cenohet integriteti i procesit zgjedhor dhe secila votë të shkojë në destinimin e synuar dhe mos të ketë devijim të vullnetit të qytetarëve. Nga theksimet si më lartë dhe në bazë të nenit 118 paragrafi 4, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi”, thuhet në vendimin e Supremes.

Gashi kishte kërkuar të rinumërohen votat në vendvotimet në shkollën fillore “Hysni Zajmi, 0606/03, 0606/04 dhe 0606/05, si dhe në shkollën “Trepça” në Banjë të Pejës, 0602/02, 0602/03, 0602/05, 0602/06, 0602/07, si dhe të rishikohen votat me postë në komunën e Istogut.PZAP e kishte refuzuar këtë ankesë, por Supremja ka kthyer rastin në rivendosje.

Gashi ka marrë 194 vota në zgjedhjet për asamble dhe ishte i katërti nga më të votuarit nga radhët e AAK-së. AAK-ja i ka fituar dy ulëse.

Të ngajshme

Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet LDK’së?

KushtrimGuraj

Fituesi pa dokumente të regjistrimit, ofertë e paligjshme – si u zbulua tenderi nga eksperti i OSHP në Komunën e Çlirimtarit

KushtrimGuraj

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

KushtrimGuraj