Zhegrova i acaruar me tifozët e Fiorentinës, Spalletti reagon pas incidenteve raciste
Në Itali raportohet se Edon Zhegrova u acarua gjatë brohoritjeve në kor nga tifozët e Fiorentinës, deri në momentin që u kthye për t’u përballur me ta.
Sulmuesi kosovar ishte duke u nxehur kur mori disa fyerje nga tifozët e klubit ‘Viola’.
Ky reagim i yllit kosovar nuk i ka pëlqyer trajnerit Luciano Spalletti, i cili e ka qortuar Zhegrovën dhe nuk e ka futur në lojë gjatë takimit.
Mbrëmë, tifozët e Fiorentinës ishin veçanërisht të zhurmshëm. Ata përdorën fyerje me përmbajtje raciste, duke sulmuar edhe sulmuesin serb të Juventusit, Dusan Vlahovic, çka shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes dy herë.
Pas përfundimit të takimit, Spalletti bëri një thirrje për vendosmëri ndaj fenomeneve raciste në futbollin italian, duke theksuar nevojën për të ndaluar çdo formë diskriminimi në stadiume dhe për të mbrojtur lojtarët.
Zhegrova ishte vendosur në listën e paralajmërimit të ndeshjes nga faqja e Juventusit dhe pritej të kishte minuta në fushë, por incidenti me tifozët duket se ka ndikuar që trajneri të mos e aktivizojë sulmuesin dardan.

