Telenews

“Dita e Forcës”/ Kazermat e FSK-së nesër hapin dyert për qytetarët

Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës nesër do të hapin dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ushtrinë.

“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.

Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste” thuhet në njoftim.

Kazermat do të jenë të hapura nga ora 9, deri në orën 14.

Nga ana tjetër, në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve unike.

 

Të ngajshme

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

Rrezarta Ramaj

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Rrezarta Ramaj

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Rrezarta Ramaj