Telenews

Mbyllet ​Muzeu më i vizituar në botë është “në pikën e thyerjes”

Drejtori i ri i Muzeut të Luvrit, Christophe Leribault, ka paralajmëruar se muzeu më i vizituar në botë është në një fazë kritike për shkak të infrastrukturës së vjetruar dhe nevojës së madhe për investime.

Duke raportuar para Komitetit të Kulturës të Senatit francez, ai tha se Luvri po përballet me probleme serioze strukturore dhe teknike dhe se “është në pikën e thyerjes”, vetëm pak muaj pasi mori detyrën.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, ai theksoi se pajisjet dhe strukturat e muzeut po i afrohen fundit të ciklit të tyre dhe se institucioni përballet me një “mur investimesh”, ndërsa pjesë të kompleksit historik, përfshirë zonat rreth Cour Carrée dhe krahun Sully, kërkojnë rinovim urgjent.

Leribault përmendi edhe degradimin e strukturave të projektit të viteve 80-ta “Grand Louvre”, si dhe mbylljen e disa hapësirave për shkak të rrezikut, përfshirë Galerinë Campana dhe zyra të disa departamenteve pas problemeve me trarët në katin e dytë.

Sipas tij, stafi po punon për të siguruar mbi 10,000 vazo greke të vendosura në zonat e rrezikuara, duke e cilësuar situatën si tregues të nevojës urgjente për ndërhyrje për të mbrojtur koleksionet dhe funksionimin e muzeut.

Të ngajshme

Akrepat e “Orës së Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së dëgjohen edhe jashtë kufijve – nis numërimi në Dyseldorf –

KushtrimGuraj

Vdes nëna e deputetit Besnik Tahiri –

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president –

KushtrimGuraj