Telenews

UKRAINA PARALAJMËRON: FORCAT RUSE PO RIGRUPOHEN PËR TË GODITUR DONBASIN

Sergey Nikiforov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit dhe po rigrupohen për të goditur Donbasin.
Nikiforov tha se Moska po tërheqë forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një ofensivë të në lindje të Ukrainës, raporton BBC.
“Ata po tërhiqen nga veriu dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të goditur lindjen, për të rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, ka thënë ai.
Në një fjalim më herët përmes një video-mesazhi, presidenti Zelensky ka njoftuar se Ukraina është duke forcuar mbrojtjen e saj në lindje dhe jug të vendit në përgatitje për përpjekjet ruse për t’i kapur të dyja rajonet.

Të ngajshme

Shembja e rrugës, KOSTT njofton se akoma nuk ka mundur ta kthejë furnizimin me rrymë në një pjesë të Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 30 mars

Rrezarta Ramaj

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa energji për mbi nëntë orë, probleme edhe në trafik

Rrezarta Ramaj