Telenews

SHBA e bllokon licencën, Vuçiq: Serbia po paguan çmimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi pas takimit me ekipet për sigurinë energjetike se Serbia po hyn në periudhën kur “do të përballet me pasojat e vërteta” të situatës me NIS-in, pas moszgjatjes së licencës nga SHBA.

Ai tha se ishte “i zhgënjyer dhe i befasuar” nga vendimi i Uashingtonit dhe se nuk e kupton arsyen e tij.

Sipas tij, Rusia nuk pranon shitjen e kompanisë, ndërsa SHBA ndjek interesat e veta gjeopolitike, dhe “aktualisht po dëmtohet vetëm Serbia”, transmeton Indeksonline

Vuçiq deklaroi se Serbia ka rritur ndjeshëm importet e derivateve të naftës, por se po has probleme me kapacitetet e mbushura të magazinimit.

Ai akuzoi kompaninë kroate JANAF se nuk ka lejuar dërgesën e naftës për rezervat shtetërore, gjë që sipas tij tregon se “jo vetëm NIS, por e gjithë Serbia trajtohet si e sanksionuar derisa të vendosin amerikanët”.

Presidenti theksoi se, pavarësisht 54 ditëve të sanksioneve, qytetarët nuk kanë ndier mungesa falë përgatitjeve të shtetit, por paralajmëroi se tani priten sfida të reja për sektorin energjetik.

Të ngajshme

Suspendohen dy policë për kanosje, njëri në Prishtinë e tjetri në Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj

KQZ ende s’i kanë marrë paratë nga Qeveria për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Valjeta Turkaj

Arrestohet ish-përfaqësuesja e BE, Federica Mogherini

Valjeta Turkaj