Telenews

“Nuk ka qenë i qetë, ishte parandjenjë”, flet mes lotësh nëna e Shpat Kasapit

“nuk-ka-qene-i-qete,-ishte-parandjenje”,-flet-mes-lotesh-nena-e-shpat-kasapit

Nëna e Shpat Kasapit ka treguar së këngëtari vitin e fundit nuk ka qenë i qetë, dhe për këtë, e gjithë familja ishte e shqetësuar.

Mes shumë emocioneve, ajo me lot në sy u shpreh krenare dhe e lumtur për djalin që ka qenë Shpati, dhe për gjithë dashurinë që njerëzit e treguan për të.

“22 vjet kam ligjëruar por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndier, dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet. Jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë për të gjithë, Shpatin e paskeni dashur kaq shumë. Le të prehet në paqe pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë, ka qenë një parandjenjë për neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin që të më ruajë fëmijët e tjerë pasi kam edhe drita të tjera të syve, nipërit e mbesat dhe Selvijen. Le të prehet në paqe, në lule të Xhenetit”, tha ajo.

Shpat Kasapi vdiq javën e kaluar në Itali, pas një sulmi në zemër. Ai u varros të dielën në vendlindje ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.

Të ngajshme

Nëna e Shpatit me zemër të thyer thotë se i biri e kishte parandjerë vdekjen, e kishte bërë krejt familjen merak me këtë

KushtrimGuraj

Personazhi i njohur premton publikisht që do ta bëj këtë gjë të madhe për djalin e vogël të Shpat Kasapit

KushtrimGuraj

Rita Ora shfaqet me një fustan të guximshëm me prerje në ‘Fashion Awards 2025’

KushtrimGuraj