Telenews

Si pemët dhe dekorimet mund të përkeqësojnë simptomat?

Krishtlindjet nuk sjellin pushim për personat me alergji. Pemët e vërteta mund të lëshojnë spore myku që aktivizohen në shtëpi të ngrohta, duke shkaktuar teshtima, kruajtje të syve dhe probleme në frymëmarrje.

Dekorimet e ruajtura gjatë vitit dhe prezenca e kafshëve shtëpiake rrisin gjithashtu ekspozimin ndaj alergenëve.

Dr. Victoria Nguyen një alergologe dhe imunologe në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohajos shpjegon se kalimi i gjatë në ambiente të mbyllura gjatë dimrit favorizon reagime alergjike, duke përfshirë edhe “rinitin joalergjik” të shkaktuar nga ajri i ftohtë.

Për lehtësim, rekomandohen pastrimi i pemëve dhe dekorimeve, përdorimi i pastruesve të ajrit dhe ilaçe antihistaminike. Për një zgjidhje afatgjatë, imunoterapia mund të ndihmojë, por kërkon disa vite trajtim për efekt të plotë.

 

Të ngajshme

Si t’ia bëjmë që aroma e parfumit të zgjasë

Valjeta Turkaj

Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë anëtarë të ekuipazhit

KushtrimGuraj

Gjashtë vjet më parë u shënua rasti i parë me Covid-19 në Kosovë

Valjeta Turkaj