Telenews

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do shndërrohet në superstadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Në këtë vizitë është nënshkruar edhe marrëveshja për t’i dhuruar më shumë se 12 milionë euro për renovimin e stadiumit, shkruan Telenews.al.

“Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit. Kontrata është nënshkruar. Punët përgatitore kanë nisur”, shkruhet në rrjetet sociale

Kurti përmes këtij statusi tregon se mbi 200 milionë euro po dhurohen për stadiumet e futbollit në gjithë Kosovën.

Ky investim i shpejt po ndodh për shkak se ne vitin 2030, Kosova do të jetë vend nikoqir i Lojërave Mesdhetare.

 

Të ngajshme

Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Kosova dhe Shqipëria

Valjeta Turkaj

Kylian Mbappe mund të thyejë rekordin më të madh të golave të Cristiano Ronaldos te Real Madridi

KushtrimGuraj

Humbi tre penallti, Baseli vendos nëse Xherdan Shaqiri do të vazhdojë t’i gjuajë penalltitë

KushtrimGuraj