Telenews

AAK zbulon slloganin interesant për zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se zyrtarisht do të jetë kandidat për kryeministër.

Këshilli i Përgjithshëm e nominoi sot Haradinajn si bartës të listës së zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Me këtë rast, Haradinaj pohoi se AAK-ja ka përpiluar listën me 110 kandidatë për deputetë, teksa slogani i partisë për këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”.

“Kombinimi i lidershipit të guximshëm e vizionar, lista gjithëpërfshirëse dhe programi i zhvillimit ekonomik, janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet oferta e Aleancës për këto zgjedhje parlamentare” u shpreh Haradinaj.

 

 

Ky është postimi i plotë i tij:

I nderuar që sot Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së më ka nominuar kandidat për kryeministër dhe bartës të listës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit. Poashtu, ka miratuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë, sipas kriterit të gjithpërfshirjes rajonale, profesionale dhe gjinore.

Sllogani i AAK-së në këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”.

Poashtu, Aleanca ka miratuar edhe programin zgjedhor, i cili është i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik.

Kombinimi i lidershipit të guximshëm e vizionar, lista gjithpërfshirëse dhe programi i zhvillimit ekonomik, janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet oferta e Aleancës për këto zgjedhje parlamentare.

Aleanca parasheh rritje ekonomike vjetore prej 7 për qind, rritje të GDP-së prej 12 në 14 miliardë euro brenda mandatit, rritje të buxhetit prej 3.3 miliardë eurosh, sa ka qenë në vitin 2025, në 4 miliardë për vitin 2026, për të mbërritur në 6.1 miliardë në vitin e fundit të mandatit katërvjeçar.

Kjo politikë buxhetore është garanci e stabilitetit financiar, e rritjes së pensioneve dhe pagave, të cilat që në vitin 2026 do të shënojnë rritje prej 31 për qind, shprehur në vlera nominale: pagë mesatare prej 1,100 eurosh dhe pension prej 500 eurosh, varësisht nga kategoritë.

Pagat dhe pensionet, në kohë reale, do ta ndjekin trajektoren e ngritjes vjetore sipas indeksit të zhvillimit ekonomik dhe inflacionit.

Kategoria e investimeve kapitale, si shtyllë e shtimit ekonomik, do të rritet mesatarisht prej 61 për qind në vitin e parë, për të mbërritur në 240 për qind në vitin 2029.

Aleanca në zgjedhje niset “Krah Teje”, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga SHBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të të pandarë.

“Krah Teje” për Kosovën tonë të përbashkët.

Na priftë e mbara!

 

Të ngajshme

Ferizaj: Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje radhazi

KushtrimGuraj

Rektori i UP-së alarmon: Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të mbyllet, shkak KEDS-i

KushtrimGuraj

LDK – Dega në Prizren prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Donat Hashani