Telenews

Spalletti: Zhegrova do të luaj titullar ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve

spalletti:-zhegrova-do-te-luaj-titullar-ndaj-pafos-ne-ligen-e-kampioneve

Pritjes i ka ardhur fundi për Edon Zhegrovën, i cili do të luajë ndeshjen e parë si titullar me Juventusin.

Zonja e Vjetër do të përballet të mërkurën mbrëma me qipriotët e Pafos në Ligën e Kampionëve, dhe ylli kosovar do ta nisë këtë sfidë nga minuta e parë.

Zhegrova ka dhënë performanca pozitive sa herë është inkuadruar nga stoli, por minutat e tij kanë qenë të limituara deri më tani.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur për Zhegrovën në konferencën për shtyp, duke thënë:

“Zhegrova do të luaj nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke stërvitur mirë,” ka theksuar trajneri.

Deri më tani, Zhegrova ka luajtur në tetë ndeshje për Juventusin, por në total nuk ka grumbulluar më shumë se 100 minuta, pa arritur të shënojë apo të asistojë.

Sfida ndaj Pafos paraqet një mundësi të mirë për Zhegrovën që të tregojë vlerat e tij, pasi çdo minutë e kaluar në fushë ka sjellë freski për Zonjën e Vjetër.

Të ngajshme

Pavarësisht humbjes, të gjithë lojtarët i dalin në përkrahje Xabi Alonsos

Valjeta Turkaj

Bomba e merkatos së janarit: Ter Stegen transferohet te gjiganti italian

KushtrimGuraj

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

KushtrimGuraj