Telenews

Aksident në Prishtinë, një polic i vdekur

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mëngjesin e të hënës në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ndërsa një zyrtar policor ka humbur jetën. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka ndodhur para aksidentit të komunikacionit, si pasojë e një sulmi në zemër.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka njoftuar Pllana.

Të ngajshme

BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë dërgesat e mundshme të armëve

KushtrimGuraj

Çitaku: BE dhe ShBA kanë një shkallë të lartë mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

KushtrimGuraj

Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO

KushtrimGuraj