Telenews

“E kam vërejtur që është ftohur” – Edi flet hapur për raportin me Dolcen

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi, ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me Londrimin lidhur me marrëdhënien e tij me Dolcen.

Ai ka treguar se që nga rikthimi i saj nga Grande Fratello ka vërejtur një ndryshim në sjelljen e saj, duke e përshkruar atë si një ftohje ndaj tij.

 BBVK/YouTube

Gjatë bisedës, Edi ka ndarë edhe një rast konkret që e ka bërë të ndihet i pasigurt për raportin e tyre. “Kur doli Labinoti jashtë, u lirua një shtrat. Unë e mora si mesazh indirekt ‘kam nevojë për privatësi’. Ndoshta jam gabim, vetëm dua t’ia them. E di që e ke lojën tënde, s’kam qejf të të pengoj. Kam vërejtur një ftohje, vetëm dua ta di. Më shumë s’po di çka ta pyes. Po më intereson arsyeja pse”, është shprehur ai, pa fshehur shqetësimin e tij.

Nga ana tjetër, Londrimi i është përgjigjur duke thënë se Dolca ka një mentalitet tjetër, pasi është rritur jashtë vendit.

Megjithatë, nga kjo bisedë kuptohet se raporti mes Edit dhe Dolces ka pësuar një krizë, ndërsa gjasat që ata të shkojnë drejt ndarjes duken gjithnjë e më të mëdha.

Të ngajshme

U rehatuan vëllezërit, pas Norës e Robertit, bashkohen edhe Santiana e Patrisi – kaq të lumtur pranë njëri-tjetrit

KushtrimGuraj

Eurovision 2026 – 35 vende marrin pjesë në konkurs këtë vit, Shqipëria e para në listë

KushtrimGuraj

Një nuse që i shkoi viti duke folur krejt Kosova për të, Engji ia kaloi edhe Leartës e krejt nuseve të estradës

KushtrimGuraj