Telenews

Gabimi në rrobalarëse që po ju dëmton veshjet: Ekspertët tregojnë si të zgjasë gardëroba

Ekspertët theksojnë se mënyra e larjes ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e rrobave

Larja e rrobave, në teori, duhet t’ua zgjasë qëndrueshmërinë. Në praktikë, shpesh ndodh e kundërta: bluzat zbehen, pëlhurat hollohen dhe gardëroba, pas vetëm disa larjesh, humb formën dhe freskinë. Sipas ekspertëve, shkaku nuk është gjithmonë cilësia e rrobave, por mënyra se si i lajmë ato.

Një studim i kryer në Universitetin e Leeds-it ka treguar se ciklet e gjata të larjes dhe temperaturat e larta kanë ndikim shumë më të madh negativ në rroba sesa mendohet zakonisht. Studiuesit testuan bluza me ngjyra dhe materiale të ndryshme në programe të ndryshme larjeje dhe analizuan ujin pas çdo cikli.

Rezultatet ishin të qarta: ciklet më të shkurtra dhe larja me ujë të ftohtë reduktojnë ndjeshëm humbjen e ngjyrës dhe dëmtimin e pëlhurës, transmeton Telegrafi.

Në krahasimin mes programit “pambuk i shkurtër” (85 minuta në 40°C) dhe larjes së shpejtë me ujë të ftohtë (30 minuta), cikli më i shkurtër tregoi:

  • më pak zbehje të ngjyrës
  • më pak çlirim të mikrofibrave

Këto mikrofibra janë tregues i degradimit të pëlhurës dhe arsyeja pse rrobat, me kalimin e kohës, bëhen gri, më të holla dhe pa jetë.

Përfundimi i ekspertëve

Larja e butë, e shkurtër dhe me ujë të ftohtë është zgjedhja më e mirë për shumicën e gardërobës. Duke ulur temperaturën dhe kohëzgjatjen e ciklit, jo vetëm që zgjasni jetën e rrobave, por edhe reduktoni ndotjen e ujit dhe ndikimin negativ në mjedis.

Të ngajshme

Studim alarmues: Çaji dhe kafeja në gota kartoni mund të lëshojnë mijëra mikroplastika

Valjeta Turkaj

Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në ‘Breg të Diellit’ në kryeqytet

Valjeta Turkaj

Vdes një 57-vjeçar në Prizren, pranë tij u gjet një armë

Valjeta Turkaj