Telenews

JASHARAJ: NË SBASHK DO TË FITOJA EDHE KUNDËR KURTIT

Rrahman Jasharaj është zgjedhur në mandatin e tij të tretë si kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës.
Nga 120 delegatë që morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor, Jasharaj mori 119 vota.
Para një kohe ai e pati ftuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që të anëtarësohej në SBASHK.
Ai tha në Sytë 7 në Klan Kosova se po të ishte përball tij edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të fitonte.
“Jo nuk erdhi. Të ju them të vërtetën deklarata ime ishte nga një lloj nxitjeje që ma bëri sepse ai si kryeministër i Republikës së Kosovës pati momente kur përzihej në çështjet e sindikatave. Jo vetëm të SBASHK-ut, kur deklaronte se udhëheqësit tani duhet të shkojnë”.
“Dhe unë në atë instinkt të reagimit i thashë ‘Eja të garojmë bashkë’. Dhe po të them kësaj radhe se edhe po të ishte Kurti kundër meje unë do të fitoja”.

Të ngajshme

Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore

Valjeta Turkaj

Abdixhiku reagon për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë Alush Gashi, një nga figurat historike të LDK-së dhe bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës

Valjeta Turkaj