Telenews

Juventusi me fitore kundër Romës, Zhegrova: E rëndësishme, koha do ta tregojë

edon-zhegrova-ne-banken-rezerve-ndaj-dortmundit

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Juventusit ndaj Romës me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Allianz Stadium”.

Futbollisti kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit, duke zëvendësuar golashënuesin e parë të Juventusit, Francisco Conceiçao.

Në rreth 30 minuta lojë, Zhegrova tregoi paraqitje solide dhe angazhim të lartë, duke i dhënë më shumë ritëm fazës ofensive të skuadrës.

Goli i dytë i Juventusit erdhi pas një aksioni që u ndërtua nga ana e djathtë, ku Zhegrova pati rol të rëndësishëm me lëvizjen dhe pasimin e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e aksionit vendimtar.

Pas përfundimit të ndeshjes, Zhegrova publikoi një mesazh në Instagram, ku shkroi: “Fitore e rëndësishme. Koha do ta tregojë. Deri në fund, Forca Juve.”

Kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive për sulmuesin kosovar, i cili po fiton gradualisht më shumë besim dhe minuta në ndeshje të rëndësishme me fanellën e Juventusit.

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja, Federico Chiesa nga janari përsëri në Serie A

KushtrimGuraj

Liverpooli fiton derbin e tensionuar ndaj Tottenhamit

KushtrimGuraj

E bujshme: Mastantuono në janar huazohet në Serie A

KushtrimGuraj