Telenews

Shikoni çfarë ofrojnë aplikacionet e reja në BMW

shikoni-cfare-ofrojne-aplikacionet-e-reja-ne-bmw

BMW ka prezantuar një paketë të re aplikacionesh brenda automjetit, krijuar për të rritur përfshirjen e drejtuesit dhe shfrytëzimin e mundësive të sistemit më të fundit operativ BMW.

Prezantimi fillon me modelin iX3 të pajisur me paketën M Sport ose M Sport Package Pro, me plan për zgjerim edhe në modelet e tjera M.

M Cockpit

Shfaq një sërë të dhënash dinamike gjatë drejtimit: presionin dhe temperaturën e gomave, fuqinë dhe momentin rrotullues, këndin e drejtimit të timonit, lartësinë mbi nivelin e detit dhe matësin G-force. Drejtuesit mund të personalizojnë deri në pesë pamje të ndryshme të ekranit sipas stilit të tyre të vozitjes.

M Drag Meter

Dedikuar për përdorim në pistë, kjo aplikacion mat përshpejtimin dhe ngadalësimin, si dhe kohën e reagimit të drejtuesit kur starton nga qëndrimi.

M Channel




Një kanal multimedial brenda automjetit që ofron përmbajtje video të BMW-s M sipas kërkesës, përfshirë udhëzime, materiale të motorsportit dhe histori të ndryshme për entuziastët e markës.

Përveç kësaj, pronarët e modeleve M të prodhuara nga viti 2014 e në vazhdim në Gjermani do të kenë qasje në komunitetin digjital BMW M Community, ku mund të përfitojnë oferta ekskluzive, ftesa për ngjarje speciale dhe komunikim me drejtues të tjerë.

Të ngajshme

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi