Telenews

Vrasja e 71-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin fqinjët: Kishte probleme shëndetësore…

Një grua 71-vjeçare nga Kosova u vra në një ngjarje të dhunshme në Buchs, Cyrih, të mërkurën në mbrëmje. Tre persona janë arrestuar nga policia kantonale e Cyrihut, njoftoi autoriteti lokal.

Të dyshuarit, të moshës 27, 48 dhe 51 vjeç, janë marrë në mbajtje ndërkohë që hetimet për krimin e rëndë janë duke u zhvilluar.

Gazeta zvicerane “Blick” raportoi rrëfimet e banorëve të lagjes ku ndodhi krimi, të cilët shprehën tronditjen e tyre.

“Pashë automjete të panumërta policie këtë mëngjes”, tha një banor i kompleksit të banesave të familjes Blick.

“Jam e tronditur nga ajo që ka ndodhur këtu, në lagjen tonë të qetë. Fatkeqësisht, policia nuk mundi të na qetësonte apo të na tregonte se çfarë kishte ndodhur”, deklaroi një banore për gazetën zvicerane.

Ajo shtoi se familja që jetonte në shtëpinë ku ndodhi ngjarja nuk ishte shumë e njohur në lagje dhe se gruaja e ndjerë kishte probleme shëndetësore.

“Gruaja e ndjerë vuante nga probleme shëndetësore”, tha banorja.

Të ngajshme

Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm

Yllka Gashi

Lladrovci nga Marshi për Liri: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

Yllka Gashi

Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërrotëshit

Yllka Gashi