Telenews

Bomba e merkatos së janarit: Sandro Tonali rikthehet në Serie A

bomba-e-merkatos-se-janarit:-sandro-tonali-rikthehet-ne-serie-a

Lajm bombastik, Sandro Tonali rikthehet në Serie A.

Juventus jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja për transferimin e Sandro Tonali-t, por tashmë po punon konkretisht për të provuar për të sjellë në Torino mesfushorin italian.

Edhe pse kontrata e Tonalit me Neëcastle është deri në vitin 2029 dhe italiani luan një rol të rëndësishëm në planet e Eddie Hoëe, klubi bardhezi vazhdon të punojë për nënshkrimin e Sandro Tonalit.

“Gazzetta dello Sport” zbulon se Juventusi aktualisht po kërkon një formulë pothuajse magjike për ta sjellë lojtarin në Torino, gjatë merkatos dimërore. Plani i bardhezinjve përfshin një huazim me mundësi blerjeje, i cili mund të bëhet i detyrueshëm nëse Juventusi kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në marrëveshje mund të përfshihet edhe sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, kanadezi nuk po arrin dot të përshtatet në sezonin e tij të parë te bardhezinjtë.

Të ngajshme

Superliga e volejbollit vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së 19-të

Valjeta Turkaj

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj