Telenews

HARADINAJ NGA REZALLA: PËRKULEM PARA SAKRIFICËS SË ATYRE QË DHANË JETËN PËR LIRINË TONË

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Masakrën e Rezallës.
Përmes një shkrimi në Facebook, tha se sot kujtohen jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.
“Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi”.
Haradinaj kujtoi po ashtu bashkëluftëtarët, Naser Brahimajn dhe Fetnete Ramosajn.
“5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare. Sot gjithashtu, u mbushën 3 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj”.
“Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngajshme

Remzie Osmani, artistja më e klikuar e muzikës popullore në Spotify

Blearta

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në krevat me Mirin dhe Selinën

Blearta

Hamza iu drejtohet qytetarëve: Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim – “Ofertat” në minutat e fundit janë lojë politike

Blearta