Telenews

Një ditë pas zgjedhjeve, sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se sot do të nisë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave për kandidatët dhe konfirmimi i atyre për subjektet politike do të fillojë nesër, në orën 12:00, pasi i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës në qendrat e numërimit,” tha Radoniqi.

Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar 99,26% e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për momentin, kanë mbetur vetëm 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje është partia që prin me 49,30% të votave, duke siguruar deri tani 429,979 vota.

Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,01%, ndërsa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59%.

Ndërkaq, AAK renditet e katërta, e NISMA s’ia del t’a kalojë as pragun e zgjedhjeve.

Të ngajshme

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj

Franca thotë se “Rafalet” i vendosi për t’i mbrojtur bazat e saj ushtarake në Emirate

Valjeta Turkaj

Për një mosmarrëveshje në komunikacion përleshen dy burra në Fushë Kosovë – bëhen për tretman mjekësor

Valjeta Turkaj