Telenews

Lushtaku tregon se a do ta urojë Kurtin pas fitores së thellë

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se nuk do ta urojë asnjëherë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Lushtaku u pyet nëse do ta uronte Kurtin për fitoren, ashtu siç bëri më herët gjatë ditës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

“Jo, absolut jo. Ai ia ka vjedhë votat edhe kandidatit të PDK-së në Mitrovicë”, deklaroi Lushtaku.

Ai theksoi se qëndrimi i tij është personal dhe i ndryshëm nga ai i kryetarit të partisë.

“Bedriu është kryetar i partisë, kurse unë e kam mendimin tim personal. Unë asnjëherë nuk ia uroj, as nuk ia uroj as nuk dëshiroj që Albin Kurti të jetë kryeministër i vendit”, u shpreh Lushtaku.

Sipas tij, qeverisja e Albin Kurtit përbën dëm të madh për vendin.

“Unë konsideroj që kjo është e keqja më e madhe e Republikës së Kosovës ndonjëherë”, tha ai.

Të ngajshme

Sokol Brahaj: Dy raketa balistike u nisën nga harta e Iranit, por mbetet e paqartë kush i lëshoi

KushtrimGuraj

MPB organizon tryezë në Mitrovicën e Veriut, disa OJQ serbe e bojkotojnë

KushtrimGuraj

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

KushtrimGuraj