Telenews

Ekstradohet nga Shqipëria për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 30.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit shqiptar nga Shqipëria për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete shqiptare pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Kultivim i narkotikëve dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ku i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim

Të ngajshme

Kur kërkon shijen perfekte, përgjigjja është Konsoni

Valjeta Turkaj

Ndalohen punimet në 16 vendpunishte në Kosovë

Valjeta Turkaj

Në mesin e të arrestuarve edhe vëllai i Faruk Mujkës, Kurti përshëndet aksionin anti-bixhoz

Valjeta Turkaj