Telenews

MURIQI NUK DO TË MBETET TE MALLORCA, KJO PRITET TË JETË SKUADRA E TIJ E RE

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë e Mallorcas edhe në sezonin e ardhshëm.
Sipas të përditshmes turke “Milliyet”, ka njoftuar se skuadra spanjolle nuk do ta blejë kartonin e shtatëlartit kosovar. Muriqi është i huazuar nga Lazio te Mallorca dhe kjo e fundit ka të drejtën e blerjës për 11 milionë euro.
Megjithatë, Mallorca nuk po dëshiron ta shfrytëzoj opisionin e blerjës së sulmuesit kosovar. 27 vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij ekipin spanjoll, pasi deri tani ka shënuar vetëm 2 gola dhe 1 asistim. Ndërkaq në gjashtë javët e fundit ka agjeruar me golin.
Ylli nga Kosova ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, por që thuhet se sezonin e ardhshëm do të kthehet në Turqi te Fenerbahçe.
 

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj