Telenews

“Na ndanë”, momenti kur Miri qan për Selin në Big Brother VIP Albania

“na-ndane”,-momenti-kur-miri-qan-per-selin-ne-big-brother-vip-albania

Në ditët e fundit në rrjetet zyrtare të Big Brother VIP Albania 5 janë shpërndarë disa pamje nga dhoma e rrëfimit, ku banorët shprehin emocionet e tyre.

Mes tyre, vëmendje të veçantë ka marrë një video e Mirit, i cili shfaqet i prekur dhe me lot në sy pas ndarjes nga Selin në krevat – meqë shkoi në Akuarium.

“Nuk duhej të kisha ardhur këtu, të paktën jo sot. Ajo mori një letër nga babai i saj. Është njeri i jashtëzakonshëm, e dua shumë. E gjithë shtëpia e kërkoi që të ndaheshim nga krevati dhe ja, u ndamë”, u shpreh ai.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Selin iu lexua një letër nga i ati, ku ai ndau mendimet e tij për rrugëtimin e saj në shtëpi.

Në letër u prek edhe situata e krijuar mes saj dhe Mirit. Edhe pse pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e tij, referenca ndaj ndarjes së krevatit ishte e qartë.

Marrëdhënia mes dy banorëve ka qenë shpesh temë diskutimesh dhe debatesh.

Vetë Miri ka deklaruar se ndjen për Selin një dashuri atësore, duke e krahasuar me vajzën e tij, ndjesi që sipas tij e justifikon edhe reagimin emocional.Megjithatë, publiku nuk duket i bindur nga ky shpjegim.

– YouTube  www.youtube.com

Videoja e tij ka nxitur reagime të shumta në rrjet. 

Të ngajshme

Arjola Demiri i reagon Mateos së BBVA: Vëmendjen e more vetëm si ish i Brikenës – po del si ti “princeshë”

Valjeta Turkaj

Kaderi feston ditëlindjen në luks, trëndafila gjigantë dhe surpriza të shtrenjta

Erzana Fazliu

Dafina me mesazh solidariteti për familjet e goditura nga vërshimet

Valjeta Turkaj