Telenews

E trishtë: Kjo është gruaja 80-vjeçare që u gjet e vdekur në Gjakovë, jetonte e vetme në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së mërkurës në Gjakovë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Sipas informatave, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar njoftim se në një shtëpi në rrugën “Martin Camaj” në Gjakovë është gjetur e vdekur Lirije Zalli, 80-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës, si dhe patrulla policore dhe njësia e hetimeve nga stacioni policor në Gjakovë. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale.

Sipas deklarimit të nipit të viktimës dhe personit të parë që ka hasur trupin e pajetë, ai kishte kontaktin e fundit me të ndjerën më 05.01.2026 në mbrëmje, ndërsa që nga ajo kohë kishte tentuar ta kontaktonte pa sukses. Ai ka deklaruar se viktima jetonte e vetme dhe se herë pas here ai kujdesej për të. Po ashtu, sipas tij, e ndjera vuante nga sëmundje të zemrës.

Lidhur me rastin është njoftuar Kryeprokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të sakta të vdekjes.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

Të ngajshme

Gjesti në paraburgim, Xheneta del në mbështetje të tij

Blearta

Sa orë gjumë duhet të flini sipas moshës që keni

Blearta

Babai i Selin pas deklaratave të rënda për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri sa të vdes

Blearta