Telenews

LAKERS PËSOJNË NGA SUNS DHE MBETEN ZYRTARISHT JASHTË PLAY OFF-IT NË NBA

Humbja e shtatë rresht ka ardhur për njërën prej skuadrave më me renome në NBA, LA Lakers që sivjet po kalon nëpër formë tejet të dobët.
Ekipi nga Los Angjelosi gjatë natës që lamë pas u mposht edhe nga Phoenix Suns me shifrat 121-110.
Kjo humbje e eleminon nga gara për ”play off” ekipin e Franko Vogelit që ka 3 fitore më pak se ekipi i fundit (San Antonio Spurs) që gjendet në zonën ”play off” dhe zyrtarisht ka humbur gjasat për një vend aty.
Lakers aktualisht kanë bilanc prej 31 fitoreve e 48 humbjeve, kurse Phoenix Suns gjendet në krye të Konferencës Perëndimore me 63 fitore e 16 humbje, derisa po e zhvillon rekordin e fitoreve pas çdo triumfi.
Sezoni i rregullt në NBA mbyllet pas tri xhirove.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj