Telenews

Diplomojnë 21 kadetët që përfunduan trajnimin profesional për zjarrfikës

Kanë diplomuar 21 kadetët që e kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës.

Ky trajnim ka qenë i ndarë në 9 module për 20 javë dhe siç thuhetn ë komunikatën për media, u ka ofruar kadetëve mundësinë fitimit të njohurive të avancuara dhe aftësi konkrete për reagim të shpejtë dhe efikas në raste emergjencash, parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, si dhe për ndërhyrje profesionale në mbrojtje të jetës njerëzore, pronës dhe mjedisit.

Në këtë ceremoni diplomimi mori pjesë edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka falënderoi të gjithë instruktorët dhe trajnerët si dhe partnerët ndërkombëtar që kanë kontribuar në këtë projekt.

“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ka qenë ngritja e kapaciteteve profesionale të zjarrfikësve, duke i pajisur ata me kompetencat e nevojshme për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të cilat po bëhen gjithnjë e më komplekse”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Burgim për kosovarin për vjedhje me thyerje të një bankomati në Austri

Donat Hashani

Çfarë dihet për ‘kornizën e marrëveshjes së ardhshme’ të Trumpit mbi Grenlandën?

Donat Hashani

Osmani: Prekazi është altari i lirisë dhe djepi i UÇK-së

Donat Hashani