Telenews

Momenti kur Mateo takon nënën e Brikenës: Dua të të kërkoj falje nëse e kam mërzitur – ajo: Je shumë djalë i mirë

momenti-kur-mateo-takon-nenen-e-brikenes:-dua-te-te-kerkoj-falje-nese-e-kam-merzitur-–-ajo:-je-shume-djale-i-mire

Momenti kur Mateo takon nënën e Brikenës: Dua të të kërkoj falje nëse e kam mërzitur – ajo: Je shumë djalë i mirë

Natën e kaluar, Brikena u befasua nga vizita e veçantë e nënës së saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pas një përshëndetjeje të ngrohtë mes vajzës dhe nënës, Mateo doli nga shtëpia për t’u përballur me situatën dhe për të shprehur një mesazh të sinqertë.

Mateo: “Dua vetëm të të kërkoj falje nëse në çdo moment apo pjesë të lojës mund ta kem ofenduar, cënuar apo mërzitu Brikenën”.

 BBVA/Screenshot

Nena e Brikenës: “Jo, asgjë, kjo është lojë”.

Mateo: “Për mua nuk është lojë, por nëse e kam shqetësuar për ndonjë moment, të kërkoj shumë falje”.

Nena e Brikenës: “Jo asgjë, je shumë djalë i mirë, respekt”.

Pas këtyre fjalëve, Mateo i zgjati dorën dhe u përshëndet me nënën e Brikenës, duke krijuar një nga momentet më të bukura dhe të komentuar në rrjetet sociale.

Fansat kanë lavdëruar jo vetëm sjelljen e matur të Mateos, por edhe qëndrimin e ngrohtë dhe të dashur të nënës së Brikenës.

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Ari Bajgora reagon pas mbishkrimit “Kosova është Serbi” në Oslo: Është e trishtueshme dhe provokuese –

KushtrimGuraj

Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, performon para 55 mijë fansave –

KushtrimGuraj