Telenews

Policia e Kosovës realizon ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Italia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës si dhe institucionet e drejtësisë, më datë 28 janar 2026, ka realizuar ekstradimin e shtetasit kosovar F. V. nga Republika e Italisë në Republikën e Kosovës.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, si dhe për shkak të shmangies nga drejtësia, transmeton Telenews.al.

Ekstradimi i të dyshuarit është realizuar falë bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve italiane.

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe në gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës./Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij –

KushtrimGuraj

“Për shpifuna nuk ka falje”, protestuesit kërkojnë llogari nga Kurti –

KushtrimGuraj