Telenews

MENSA NUK PO I ZË STUDENTËT PËR IFTAR, U OFROHET SHËRBIM EDHE “TAKE AWAY”

Sipas njoftimit, kjo për shkak të numrit të madh të studentëve, të cilët ushqehen në mensë dhe hapësira brenda restorantit nuk po e përballon.
“Njoftohen studentët të cilët ushqehen në mensë se për shkak të numrit të madh të studentëve në kohën e Iftarit, hapësira brenda Restoranit nuk po e përballon një fluks kaq të madh të studentëve”, thuhet në njoftim.
Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se ushqimi që do të servohet i paketuar për studentët, dhe të njëtit mund t’i marrin me vete dhe të ushqehen në dhomat e tyre të konvikteve.
“Andaj që nga data 06 Prill gjatë muajit të Ramazanit, në kohën e Iftarit do të jetë në dispozicion edhe një linje ku ushqimi do të servohet i paketuar, studentët mund të marrim me vete të ushqehen në dhomat e tyre në konvikteve”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngajshme

Inspektorati i Punës nxjerr raportin nga inspektimet, ndalohen punimet në 17 raste

Valjeta Turkaj

Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për presidentin

Valjeta Turkaj

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Rrezarta Ramaj