Telenews

Me “Prima Donna”, Donna Dafi synon majat e skenës pop në vitin 2026

me-“prima-donna”,-donna-dafi-synon-majat-e-skenes-pop-ne-vitin-2026

Donna Dafi publikon sot singlin dhe videoklipin e ri “Prima Donna”, një hit modern që po e pozicionon fuqishëm mes emrave më të përfolur të pop-it ndërkombëtar për vitin 2026.

Me një identitet artistik të guximshëm dhe stil unik, Donna konfirmohet si një nga zërat më premtues të brezit të ri.

“Prima Donna” trajton temat e dashurisë, vetërespektit dhe frikës së humbjes së vetes në marrëdhënie që zhvillohen shumë shpejt. Refreni i fuqishëm “I’m not your Donna, not your primadonna” shndërrohet në një deklaratë të fortë fuqizimi dhe pavarësie emocionale, duke rezonuar veçanërisht me brezin e ri.

Një element i veçantë i këngës është përfshirja e fragmenteve nga kënga ikonike shqiptare “Rrugës i trishtuar, dikush po ecën” e Eli Fara-s. Kënga këndohet në anglisht, me synim të qartë tregun ndërkombëtar.

Në videoklip, Donna Dafi shfaqet ekstravagante, elegante dhe me një prezencë skenike të fortë, duke përzier pop-in modern, sensualitetin dhe fuqinë femërore. E krahasuar me emra si Dua Lipa dhe Tate McRae, ajo magjeps me vokalin hipnotik dhe interpretimin emocional.

Me “Prima Donna”, të publikuar sot, Donna Dafi sinjalizon fillimin e vitit më të madh të karrierës së saj deri më tani, si një emër që pritet të dominojë platformat digjitale dhe skenat muzikore gjatë vitit 2026. /Telegrafi/

Të ngajshme

Klodi –Benitës: Ëndërr e ke me më pasë mu

KushtrimGuraj

“Më ka dërrmuar…”/ Rogerti i përmendi vdekjen e vëllait të Gjestit, Gimbo: E kam pasur vëlla të vogël

Valjeta Turkaj

”Jam penduar”, Olsi Bylyku flet për Egli Takon

Valjeta Turkaj