Telenews

KB Bashkimi i “fortë” për Prishtinën

kb-bashkimi-i-“forte”-per-prishtinen

Pas një fillimi relativisht të baraspeshuar, Bashkimi e rriti intensitetin në pjesën e dytë të çerekut të dytë dhe në vazhdimësi arriti të krijojë epërsi të qëndrueshme.

Në pushimin mes pjesëve, vendasit hynë me avantazh të qartë, ndërsa në çerekun e tretë e thelluan edhe më shumë diferencën, duke e mbyllur atë pjesë me rezultat 65-42.

Në çerekun e katërt, Bashkimi vazhdoi me lojë të organizuar në të dyja fazat e lojës, duke mos i dhënë mundësi Sigal Prishtinës të afrohet në rezultat. Diferenca maksimale arriti në +28, ndërsa ndeshja u mbyll me shifrat përfundimtare 84-63.

Te Bashkimi, më efikasi ishte S. Shorter me 24 pikë (9/14 nga loja), ndërsa I. Nwamu zhvilloi paraqitje shumë efikase me 21 pikë (9/12 nga loja). Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe L. Zeqiri me 11 pikë, D. Lake me 8 pikë dhe 7 kërcime, si dhe M. Armstead me 7 pikë dhe 3 asistime. Nga banka u veçua T. Bickerstaff me 4 pikë dhe 6 kërcime.

Te Sigal Prishtina, më të dalluarit ishin K. Dukes me 17 pikë dhe E. Clarance gjithashtu me 17 pikë dhe 5 asistime, ndërsa V. Kakruki kontribuoi me 7 pikë. Megjithatë, mysafirët patën vështirësi në realizim nga distanca, duke përfunduar ndeshjen me vetëm 4/24 për tri pikë.

Në statistikat ekipore, Bashkimi realizoi 50% nga loja (31/62) dhe përfitoi nga gabimet e kundërshtarit me 18 pikë nga topat e humbur, ndërsa dominoi edhe në pikët nga tranzicioni dhe rastet e dyta. Sigal Prishtina, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti ta mbajë ritmin ofensiv dhe mbeti prapa gjatë gjithë pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Bashkimi e konfirmon formën e mirë para ndeshjeve të radhës, ndërsa Sigal Prishtina do të kërkojë reagim në takimet në vijim.

Bashkimi ka shënuar fitore si vendas ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 84-63, në një ndeshje ku vendasit dominuan nga çereku i parë e tutje dhe nuk e lëshuan kontrollin deri në fund.

Të ngajshme

Uldedaj s’e lëshon fronin, mposht britanikun dhe ruan titullin botëror

KushtrimGuraj

Chelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Blearta

Një fitore larg historisë, PSG synon të barazojë rekordin e Real Madridit

Blearta