Telenews

BE paralajmëron Serbinë: Në rrezik 1.6 miliardë euro për shkak të reformave në drejtësi

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se mund t’i pezullojë Serbisë paketën financiare prej 1.6 miliardë eurosh, për shkak të ligjeve të reja për drejtësinë që, sipas Brukselit, cenojnë sundimin e ligjit.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet e fundit dëmtojnë besimin ndaj përkushtimit të Beogradit për reforma, duke vënë në pikëpyetje fondet në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Reformat janë kritikuar edhe brenda vendit, pasi sipas kundërshtarëve forcojnë pushtetin e presidentit Aleksandar Vučić dhe mund të cenojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Të ngajshme

Kush do të shpëtojë nga televotimi i parë në BBVK5?

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa shfaqet me Chanel nga koka te këmbët, duket për mrekulli

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Rrezarta Ramaj