Telenews

LAJMI I FUNDIT: RUSIA GODET ME RAKETA NJË STACION HEKURUDHOR NË UKRAINËN LINDORE

Një stacion hekurudhor i përdorur për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore është goditur nga dy raketa ruse, duke shkaktuar viktima,
Kështu ka bërë të ditur kreu i kompanisë shtetërore hekurudhore të Ukrainës, raporton BBC.
Në një mesazh në Telegram, kryetari i Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, ka shkruar se një stacion treni në qytetin e Kramatorsk në Donetsk është goditur, duke shtuar se ka viktima.
Këshilli i qytetit të Kramatorsk u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në strehimore.

Të ngajshme

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Rrezarta Ramaj

Podujevë: Në lokalin e lëshuar me qira, pronari dyshohet ta ketë vjedhur qiraxhiun

Yllka Gashi

Më shumë lindje në muajin maj 2026 se sa në prill të të njejtit vit

Yllka Gashi