Telenews

MERRET VENDIM I RI PËR PERSONAT QË E SULMUAN PORTIERIN E BALLKANIT

Dy personave të arrestuar për incidentin e rrahjes brutale të portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.
Gjithsej shtatë persona janë arrestuar lidhur me këtë rast, kurse dy prej tyre fillimisht janë ndaluar për 48 orë, kurse tani Gazeta Express merr vesh se është vendosur që të mbahen në paraburgim për 30 ditë.

Në ndeshjen e së dielës, portieri i Gjilanit, Enea Koliçi realizoi gol në sekondat e fundit duke barazuar shifrat në 1:1.

Por, gjithçka çfarë ndodhi më pas, nuk ka lidhje me futboll. Tifozët e Gjilanit u lëshuan në fushë, duke e sulmuar brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ai u dërgua pa ndjenja në spital, kurse gjendja e tij tani është e mirë.

Ndërkohë, Komisioni i Garave vendosi që ndeshja të regjistrohej me rezultat zyrtar 0:3 për Ballkanin, kurse Gjilani u dënua me tri ndeshje pa praninë e tifozëve.

Të ngajshme

Ishte – 10 gradë, portieri i ekipit turk pi çaj gjatë ndeshjes për t’u ngrohur

Donat Hashani

A po e nxjerr në shitje Real Madridi yllin e madh të skuadrës?

Valjeta Turkaj

Vetëm 500 mijë euro, Atletico Madrid shet lojtarin që u ble 10-fish më shumë

Valjeta Turkaj