Telenews

Dhunë në familje në Ferizaj, policia te i dyshuari L.I., gjeti drogë e armë

dhune-ne-familje-ne-ferizaj,-policia-te-i-dyshuari-li.,-gjeti-droge-e-arme

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njofton se ka asistuar gjatë një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, pasi që dyshohej për substanca narkotike.

Në prezencë të një dëshmitari, me urdhër të lëshuar nga Gjykata është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., M/K, dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar;

“Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë 86.7 gr, Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 4.7 gr, Substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë në formë qokollade me peshë 40.2 gr, Një pistoletë me gas me një karikator dhe 6 fishekë, Para në prerje letre në total 400 euro. 2x telefona mobil, Një pako me letra për mbështjellje të narkotikëve, si dhe një peshore digjitale”, thekson policia.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, “pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së

Të ngajshme

Hamza: Nuk dorëzohemi, angazhohemi për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Familjarët të pakënaqur me dënimin prej 10 vjetësh ndaj Gjokoviqit: Ku është drejtësia?

Rrezarta Ramaj

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj