Vedat Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te Mallorca, duke shënuar 16 gola, por skuadra e tij po lufton në fund të La Ligës.
Aktualisht, Mallorca ndodhet në vendin e 18-të, që do ta dërgonte në kategorinë e dytë nëse pozita nuk ndryshon deri në fund të sezonit.
Megjithatë, shanset që Muriqi të luajë në Segunda janë të pakta, pasi klubi spanjoll do të bëjë gjithçka për të mbajtur yllin e tij.
Sipas mediave turke, Fenerbahçe po ndjek me kujdes situatën e sulmuesit kosovar. Nëse Mallorca bie nga La Liga, rruga e rikthimit në Stamboll do të jetë e hapur, duke hequr çdo pengesë për transferim.
Nëse Mallorca mbetet në elitën spanjolle, Fenerbahçe pritet të përpiqet të bindë Muriqin për një rikthim, duke shfrytëzuar dëshirën e tij për të luajtur përsëri te gjiganti turk. Kjo strategji është raportuar nga mediat kryesore turke.
Fenerbahçe e kishte ndjekur Muriqin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por Mallorca refuzoi ta lëshonte sulmuesin.
Muriqi ka një histori të shkëlqyer me Fenerbahçen, ku në sezonin 2019/2020 shënoi 15 gola dhe dha 5 asistime në 32 ndeshje kampionale.

