Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë ka shënuar rritje në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2025, duke reflektuar një trend të vazhdueshëm të shtrenjtimit në sektorin e ndërtimit.
ipas të dhënave zyrtare, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025, IKN-ja është rritur për 0.5%. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024), rritja arrin në 3.5%, duke treguar presion të vazhdueshëm mbi këtë sektor strategjik të ekonomisë.
TM4 2025 krahasuar me TM3 2025 – Rritje 0.5%
Rritje u shënua te:
- Transporti: 3.5%
- Pagat: 1.2%
- Kostot tjera: 1.2%
- Materialet: 0.3%
- Energjia: 0.2%
Zbritje kishte vetëm te makineritë (-0.1%).
TM4 2025 krahasuar me TM4 2024 – Rritje 3.5%
Rritjet më të theksuara vjetore u regjistruan te:
- Energjia: 9.8%
- Pagat: 8.1%
- Kostot tjera: 5.3%
- Transporti: 4.4%
- Materialet: 2.6%
Ndërsa makineritë shënuan rënie prej -0.4%.
Rritja e theksuar e energjisë dhe pagave po konsiderohet si faktor kyç në shtrenjtimin e përgjithshëm të ndërtimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e projekteve ndërtimore dhe potencialisht edhe në tregun e banesave.

