Telenews

Bekë Berisha tregon kriteret që duhet të posedoj Presidenti i ri

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha me anë të një postimi ka treguar se çfarë kritere duhet t’i ketë Presidenti i ri i vendit.

Berisha fillimisht tha se Presidenti i ri nuk duhet të marr përgjegjësinë e nënshkrimit të Zajednicës, transmeton lajmi.net.

Ai pastaj “thumboi” Presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

“Cakton datë të favorshme të zgjedhjeve demokratike. Nuk pranon të bëhet noter, por të ketë integritet. Të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike plastike.”, shkroi ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

Tani gara për President të RKS është e hapur.
Kushdo që zyrtarizon kandidaturën dhe fillon mbledhjen e nënshkrimeve duhet të premtojë 1, 2, 3 dhe të posedojë 4, 5, 6, 7:
Nuk e merr përgjegjësinë e nënshkrimit të Zajednicës.
Cakton datë të favorshme të zgjedhjeve demokratike.
Nuk pranon të bëhet noter, por të ketë integritet.
Të mos ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike plastike.
Të folur të rrjedhshëm të gjuhës shqipe.
Hecje të drejtë.
I afërt me popullin, njohës i traditës shqiptare.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj