Telenews

Konjufca dënon sulmet iraniane ndaj bazave amerikane: Kosova qëndron me aleatët

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme, duke theksuar se këto veprime tregojnë shpërfillje për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka shprehur mbështetje të fortë për ShBA-në dhe aleatët në rajon.

“Kosova qëndron fort me aleatët tanë amerikanë dhe partnerët tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”.“Sulmet e sotme në zonat civile në Jerusalem, të cilat vranë të paktën 9 persona, si dhe sulmet pa dallim që synojnë zonat tregtare dhe banesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, tregojnë një shpërfillje të pamatur për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal”, shkroi Konjufca ndër tjerash.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj